MENU
klinika

"Tahiri burrë mbi burrat"

Mesazh të koduar Ramës? Avokati i Tahirit: Nëse ish-ministri dënohet…

19.09.2019 - 12:48

Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia, ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim për Saimir Tahirin, ka deklaruar se ai është i pafajshëm, dhe se do të jetë çmenduri që gjykata të vendosë fajësi, pa asnjë provë, apo argument për ta deklaruar fajtor për tre akuzat shumë të rënda.

Në një dalje për mediat, Haxhia tha se pret pafajësi për Tahirin dhe dha një mesazh direkt për politikanët.

Pjesë nga deklarata e Haxhiajt

Një prokuror që e sjell cështjen për gjykim do i qëndrojë asaj deri në fund edhe pse kishte argumentat ligjor, bazuar edhe në vendimin e Catanias, cështja duhej pushuar. Në kushtet e këtij procesi, ishte me të vërtetë një proces që krërkonte përqëndrim e investim. Gjej rastin të falënderoj edhe z.Tahiri, që kishte jetën e vet në këtë proces. Ai paraqiti një sërë provash në kundërtshi me prokurorinë para gjykatës. Akuzohet për tre vepra tejmase të rënda. Gjithë ajo që sollëm në gjykatë, ishte një servirje jo vetëm për opinion, paraqitja në mënyrë pomopoze e dokumenteve që nuk sollën një provë për ta fajësuar. Kusht kryesor për të vërtetuar akuzën është pjesëmarrja aktive e z. Tahirit.

Sipas tij, “Vepra penale, ka disa korniza juridike që nuk të lë të dalësh jashtë. Gjykata është strikte në kërkesat juridikë. Shitja e makinës nuk përbën vepër penale. Aq më tepër kur personi, Artan Habilaj nuk ka akuza penale.

Është detyrim juridik i akuzës të tregojë që përvec akuzës të provojë, si e kam kryer, me kë kam bashkëpunuar në trafik. Në proces është e provuar që Tahiri si ministër i brendshëm, ka bërë 3 kallëzime e procedime ndaj Habilajve.

Sjell në vëmendje si nisi procesi, tre prokurorë i kërkuan këshillit të mandateve për arrest me burg për Tahirin si pjesëmarrës në trafik të lëndëve narkotike. Të tre këta prokurorë për të hequr cdo aludim që ishin me ngarkesa politike thanë që kemi sjellë këtu e këmi këtë kërkesë vetëm mbi bazën e dokumenteve të Italisë”- tha avokati Maksim Haxhia duke theksuar se prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë.

Ne fund kur kërkoi pafajësi ishte thuajse në lot Tahiri …

Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij. Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë. Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme.

Pyetur për përmendjen e emrit të Ramës, cilësuar si shefi i madh në politikë, nga ana e Tahirit, e nëse një gjë e tillë ka qenë mesazh i koduar nga ana e klientit të tij, Maks Haxhia deklaroi:

“Ca realitete kanë edhe pjesë të humorit, me të drejtë Tahiri tha si e keni hetuar ju që une jam shefi i madh, domethene qe nese do te hetonit, ju do krijonit bindje tjetër që nuk jam. Fjalët që ai thotë ne pergjim, qe jam me shefin e madh, që sipas akuzes është Tahiri, ish ministri i kundershtoi duke faktuar qe “unë kam qenë në Bruksel me Gjoshën dhe më pas në mëngjes kam qenë me kryeministrin, tani kush është shefi i madh, jam unë? Shef i madh në krim nuk jam unë, nuk mund të jem në dy copa, një në Bruksel dhe një të hajë drekë me Habilajt”.