MENU
klinika

Mesazhi për grupet opozitare

Meta po kërkon të thotë diçka, publikon foton me Ruçin dhe Ramën

10.09.2019 - 08:54

Një ditë pasi u mor në pyetje nga Komisioni i Hetimit për shkarkimin e tij, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Meta ka folur me kode, ndërsa ka postuar një foto ku shfaqet me kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

” Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi.

Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”, shkruan Meta.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!