MENU
klinika

"Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut, por...”

Meta publikon foton me Ramën: O zot ç’më ka gjetur me këtë!

12.09.2019 - 19:30

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar në seancën e sotme plenare tetë dekretet e tij, mes të cilëve edhe dy koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, të cilat Kreu i Shtetit i kishte rikthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Kreu i Shtetit ironizon kryeministrin Edi Rama në një mesazh të shkurtër në “Facebook”, teksa poston dhe një fotografi me të, ku shkruan se do që t’i japë “Urdhrin e Skënderbeut”, por ai kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”.

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”, shkruan Meta.

Me votat e mazhorancës, Kuvendi rrëzoi sot dekretet e Ilir Metës për rishqyrtimin e tetë projektligjeve, ndërsa këtij vendimi i bëri “jehonë” edhe vetë kryeministri Edi Rama.

kolana e librave

Ndonëse ndodhej në Pragë, ku po merr pjesë në një samit të rëndësishëm, Rama gjeti kohë të shpërndante në “Facebook” një për një fjalën e ministrave të tij dhe të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilët njoftuan rrëzimin e dekreteve të Metës, si dhe kandidaturën e tij të tretë për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milon.

Ndërkohë, një ditë më parë, Presidenti Meta premtoi se do të dekoronte kryeministrit Rama me “Urdhrin e Skënderbeut”, nëse ky i fundit merr datën për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Unë i jap dekoratë Edit më datë 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave të Shqipërisë. Siç iu dha ai dekorata ambasadorëve që çelën negociatat vjet e parvjet, unë do t’ia jap dekoratën, ai le të mos e pranojë. Bile do t’i jap urdhrin e Skënderbeut. Absolutisht”, tha Meta, mbrëmjen e kaluar.