MENU
klinika

Në Genoa shansi i fundit

Milani gjen pasardhësin e Giampaolos!

30.09.2019 - 16:35

Marco Giampaolo është konfirmuar në pankinën e Milanit nga drejtuesit kuqezi, teksa sipas “Sportmediaset” Genova pritet të jetë stacioni i fundit, ose treni final.

Nëse vjen një humbje apo një paraqitje e dobët, atëherë shkarkimi do të bëhej automatik, pasi dy javët e pushimit për shkak të impenjimeve me kombëtaret do të ndihmonin trajnerin e ri.

Rudi Garcia, ish-trajneri i Roma-s, këto orë, është kandidati më i fortë.

Massara, drejtuesi kuqezi, e pati këshilluar te Sabatini në kohën kur ishte te verdhekuqtë dhe shoqëroi francezin në Boston te Pallotta.

Përveç Garcia, Claudio Ranieri është vlerësuar si profili ideal për të administruar situata të caktuara kritike, në rolin e “timonierit të përkohshëm”.

Garcia dhe Ranieri janë përpara Spallettit dhe Allegrit, që kanë kërkesa ekonomike të larta (4,5 mln euro dhe 10 mln euro) dhe sugjestioni për Shevchenkon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN