MENU
klinika

U aksidentua në Silverstone

Mjekët marrin vendimin për Andrea Dovizioso!

03.09.2019 - 15:35

Piloti italian Andrea Dovizioso do të jetë rregullisht në pistë në garën e Çmimit të Madh të San Marino, garë e cila zhvillohet më 15 shtator në pistën e Misano.

Piloti i Ducati u aksidentua një javë më parë, në pistën e Silverstone, pas një kontakti me motorin Yamaha Petronas të Fabio Quartararo, në kthesën e parë të garës.

Dovizioso u dëmtua rëndë, pasi “fluturoi” në ajër dhe në fund u rrëzua me shpinë në asfalt.

konica sportkonica sport mobile

Madje motori i tij mori flakë. Piloti humbi edhe kujtesën për disa moment, u transportua në qendrën spitalore të pistës e më pas në spital për kontrolle më të detajuara.

Gjithsesi, mjekët e Moto GP, pas testeve të kryera në Misano, dhanë sot “OK”-in që italiani të garojë më 15 shtator, pasi nuk ka shqetësime fizike.

Duket se koha 3-javore nga gara e Anglisë në atë të San Marinos ka ndihmuar Dovizioso të rikuperojë nga dëmtimet e lehta.