MENU
klinika

Video

Moderatori shqiptar rrëzohet në dasmën e Jonida Vokshit!

15.09.2019 - 14:58

Moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi mbrëmë me martesë dashurinë e saj me partnerin Besnik Krapi, në një ceremoni madhështore buzë detit.

Dasma u bë kryefjala e mediave dhe të pranishëm në gëzimin e çiftit ishin edhe personazhe të njohur VIP. Mes tyre ishte i ftuar edhe moderatori Florian Agalliu dhe bashkëshortja e tij.

Mirëpo, kërcimi i Florianit nuk ka shkuar siç duhet dhe në rrjet po qarkullon një video ku moderatori rrëzohet duke kërcyer.

Teksa performonte përballë Jonidës, ashtu si të pranishmit e tjerë, Florianit i ka rrëshkitur këmba pasi ka bërë një rrotullim në ajër, duke rënë më pas në pistë.

Mirëpo, moderatori e ka marrë me sportivitet këtë rrëshkitje, duke u ngritur i qeshur dhe ka vazhduar të shijojë dasmën normalisht.

Ata kanë festuar buzë detit deri në orët e para të mëngjesit, në një resort super luksoz në plazhin e Malit të Robit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet e kurorëzimit të çiftit

Dasma përrallore e Jonida Vokshit! VIP-at e ftuar