MENU

"Vetëm justifikohet..."

Moggi ‘përçan’ Juven: Sarri, një e keqe për futbollin!

16.09.2019 - 19:31

Ish-administratori i Juventusit, Luciano Moggi, nuk është kursyer me kritikat ndaj trajnerit të bardhezinjve, Maurizio Sarri.

“Sarri ka zakonin që të gjejë gjithmonë një justifikim, e bën kudo. Kjo është një e keqe për futbollin dhe Conte ka bërë mirë që i është përgjigjur në atë mënyrë”, është shprehur Moggi për Punto Nuovo.

“Temperaturat e larta nuk vlenin vetëm për të, por edhe për Fiorentina-n, që ka luajtur më mirë se skuadra e tij. Kam menduar gjithmonë se për të ndryshuar lojën e një ekipi duhen ndryshuar lojtarët, që nuk është bërë.

Juventus ka kampionë të mëdhenj, të cilët mund të zgjidhin një ndeshje në çdo moment, por që nuk mund ta ndryshojnë stilin e lojës. Allegri? U largua sepse kishte përfunduar një cikël dhe sepse donin të ndryshonin një lojë të kritikuar nga të gjithë”, tha ai.

I pyetur në fund për skuadrën favorite për të triumfuar në Serie A këtë sezon, Moggi shprehet në këtë mënyrë:

“Titulli? Mendoj se Napoli, por kryesisht Inter-i, janë më afër Juventus-it. Napolitanët janë përforcuar dhe kanë një trajner të madh”, përfundoi Moggi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blerje të mëdha për italianin

Ja si do te jetë Juventusi i Sarrit!