MENU
klinika

FIFA The Best 2019

Mposhti Van Dijk dhe Ronaldo/ Messi lojtari i vitit!

23.09.2019 - 23:16

E pabesueshme por e vërtetë. Është Lionel Messi dhe jo Virgil Van Dijk që parashikohej nga të gjithë, fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të vitit 2019 që jepet nga FIFA.

Në teatrin La Scala të Milanos ku u zhvillua mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve Fifa The Best, Messi në mënyrë surprizë mposhti konkurencën e Van Dijk dhe atë të Cristiano Ronaldos që nuk ishte i pranishëm në këtë mbrëmje.

Një çmim që Messi e fiton për herë të dytë kur është dhënë vetëm nga FIFA ndërsa në bashkëpunim me Topin e Artë, ylli argjentinas e fiton për herë të 6-të dhe lë pas Cristiano Ronaldon me 5 trofe.

Messi u shfaq shumë i lumtur në fjalën e tij ndërsa për të triumfuar në këtë betejë ka ndikuar edhe fakti që ka fituar La Ligan me Barcelonën ndërsa është shpallur edhe golashënuesi më i mirë në Europë.

Çmimi i lojtares më të mirë femër shkoi për amerikane Megan Rapinoe që u shpall kampione e botës me Shtetet e Bashkuara.