MENU
klinika

E dhimbshme!

Ndahet nga jeta aktorja e njohur meksikane

30.09.2019 - 17:17

Aktorja e njohur meksikane, Beatriz Aguirre ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe kolegët e saj, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, pa treguar arsyen që i mori jetën.

Beatriz ka pasur një karrierë shumë të suksesshme në aktrim, si në telenovela ashtu edhe në teatër.

Një nga rolet më të dashur për shqiptarët, me të cilin Beatriz u bë shumë e njohur, ishte ai i gjyshes në telenovelën “Kujdes nga engjëlli” me William Levy dhe Maite Perroni.

Aktorja kaloi në skenë më shume se 7 dekada duke sjellë role në kinema, teatër dhe në televizion.