MENU
klinika

"Ja si mund të rrezikojmë"

Ndeshja ndaj Francës/ Reja: Më duhen 11 luanë!

06.09.2019 - 20:54

Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, ka folur përpara kamerave dhe mediave në prag të sfidës ndaj Francës, ditën e shtunë.

“Për t’ia dalë me Francën, dihet që duhet të bëjmë sa më pak gabime, sepse po flasim për një kombëtare me shumë potencial dhe kampionë, duke qenë se i duhen pak hapësira për të na goditur.”

Deschamps?

“E njoh shumë mirë, e kam mik dhe e respektoj. Ka ekuilibër të jashtëzakonshëm dhe nuk hidhet në sulm menjëherë me ekipin. Do të kërkojë ekuilibër taktik. Plus, ka futbollistë që dijnë të bëjnë diferencën dhe që në kundërsulm mund të të godasin. Nuk them që Franca do të luajë në mbrojtje, por do të na japë pak hapësira, duke u mbyllur ashtu si duhet.”

Frika?

“Duhet kujdes, sidomos në mesfushë dhe Griezmann është ai që katalizon çdo aksion. Nuk e lëmë dot të lirë, sepse ai shpik nga momenti në moment. Nuk duhet mbuluar vetëm ai, por sidomos ai. Do të na duhet më shumë shpejtësi dhe agresivitet në markim. Franca ka lojtarë të mrekullueshëm”.

Hysaj vendimtar?

“Jo, duhet të luajmë të gjithë, si grup, njëri për tjetrin! Asnjë lojtar nuk bën i vetëm diferencën. E parashikoj ndeshje në mbrojtje në fillim, por nuk dua të jetë kështu gjithë ndeshjen. Duhet t’i vjedhim topat e parë, nëse arrijmë i vendosim në vështirësi. Më duhen 11 luanë nesër.

“Deschamps na vlerëson dhe e ka thënë… Ai nuk flet kurrë kot! Jam krenar që na vlerëson dhe respekton. Besoj te djemtë e mi. E dimë që do të jetë e vështirë, por duam rezultat!”, theksoi tekniku kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”