MENU
klinika

Zbulojini

Ndryshimet mes iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max!

16.09.2019 - 19:51

Apple prezantoi tre iPhone të rinj ditën e Marte: iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

Ndërsa emrat e tyre mund të duken të ngjashëm, ekzistojnë disa dallime të ndjeshme mes tyre. Diferenca më e dukshme mes iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 është padyshim tek kamerat: telefonët Apple të rangut të lartë kanë tre kamera të pasme ndërsa iPhone 11 vetëm dy.

Gjithashtu iPhone-t e shtrenjtë kanë ekran OLED të cilët kanë kontrast më të lartë sesa ekranet LCD në iPhone 11. Këto janë diferencat më të mëdha mes modeleve të ndryshme të iPhone.

Kamera
Kamera e përmirësuar është dallimi më i madh mes iPhone të rinj dhe atyre të vitit të kaluar. Duke filluar me iPhone 11, telefoni i ri me ngjyra i Apple ka dy kamera me nga 12-megapiksel secili: njëra është me kënd super të gjerë dhe tjetra me kënd të gjerë.

Ashtu si iPhone e shtrenjtë, ofron mbështetje për Night Mode, Portrait Mode dhe fotot HDR. Por iPhone 11 Pro dhe Pro Max kanë një kamër të tretë telefoto 12-megapiksel krahasuar me kamerave 12-megapiksel të iPhone 11. Si rezultat ofrojnë zmadhim optik të avancuar 2x dhe dixhital 10x.

Ekrani
Dallimi tjetër i madh mes iPhone të rinj është se iPhone 11 ka ekran LCD ndërsa iPhone 11 Pro dhe Pro Max ekran OLED.

Kjo do të thotë se modelet më të shtrenjta ofrojnë kontrast më të lartë dhe ngjyrë të zezë më të thellë sesa iPhone 11.

Sigurisht madhësitë e ekraneve gjithashtu ndryshojnë. iPhone 11 ka ekran 6.1-inç, po aq iPhone XR i vitit të kaluar ndërsa iPhone 11 Pro ekran 5.8-inç dhe 11 Pro Max 6.5-inç. iPhone e shtrenjtë gjithashtu ofrojnë mbështetje për HDR dhe kanë më shumë piksel për çdo inç, konkretisht 458 krahasuar me 326 në iPhone 11.

Ekranet e iPhone 11 Pro dhe Pro Max kanë rezolucione 2436×1125 dhe 2688×1242 respektivisht ndërsa iPhone 11 Pro 1792×828. Ekranet e iPhone 11 Pro dhe Pro Max kanë shkëlqim prej 800nits ndërsa iPhone 11 vetëm 625.

Ngjyrat dhe Dizajni
Është një tjetër dallim i madh mes telefonëve që e vini re thjeshtë duke i parë: dizajnet e tyre dhe ngjyrat e disponueshme.

iPhone 11 përbëhet nga xhami dhe alumini dhe ka dizajn të ngjashëm me iPhone XR të vitit të kaluar ndërsa iPhone 11 Pro dhe Pro Max kanë dizajn prej xhami, çeliku dhe mati. iPhone 11 gjithashtu ka më shumë opsione ngjyrash. Konkretisht vjen në ngjyrë të purpurt, verdhë, jeshile, zezë, bardhë dhe kuqe ndërsa iPhone 11 Pro dhe Pro Max në ngjyrë jeshile, argjendtë, gri dhe artë.

Qëndrueshmëria
Apple thotë se iPhone e rinj vinë me xhamin më të fortë vendosur ndonjëherë në një smartfon çka duhet ti bëjë më rezistentë sesa paraardhësit. iPhone 11 Pro dhe Pro Max janë rezistentë ndaj ujit në thellësinë 4 metër për 30 minuta. Ndërsa iPhone 11 është rezistent për të njëjtin afat kohor por vetëm thellësi 2 metër.

Kapaciteti i memories
Apple gjithashtu ofron modelet iPhone 11 dhe 11 Pro në kapacitete të ndryshme memoriesh. iPhone 11 vjen me 64GB, 128GB dhe 256GB memorie ndërsa modelet Pro vinë në 64GB, 256GB dhe 512GB memorie.

Çmimi
Siç edhe emri i tyre sugjeron, modelet Pro janë ndjeshëm më të shtrenjtë sesa iPhone 11. iPhone 11 kushton 700 dollarë për modelin 64GB, 750 dollarë për modelin 128GB dhe 850 dollarë për modelin 256GB. iPhone 11 Pro kushton 1,000 dollarë për versionin 64GB, 1,150 dollarë për modelin 256GB dhe 1,350 dollarë për modelin 512GB.

iPhone 11 Pro Max kushton 1,100 dollarë për modelin 64GB, 1,250 dollarë për modelin 256GB dhe 1,450 dollarë për modelin 512GB.