MENU
klinika

Në ndihmë të grave shtatëzëna

“Ne jemi tërmeti i tretë…”, 15 fëmijë vijnë në jetë nën lëkundje

22.09.2019 - 16:44

Dje në një ditë të vështirë për të gjithë qytetarët, bluzat e bardha u kanë ardhur në ndihmë grave shtatëzëna.

Në maternitetin “Koço Gliozheni” kanë lindur 15 fëmijë.

Përmes një postimi në Facebook, mjekja Anika Dokle tregon situatën në spitalin në fjalë dhe se si stafi i tij është ende në gatishmëri për lindje të reja.

“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj, teksa publikon edhe një video ku shfaqet duke kërcyer me kolegët e saj për të kaluar panikun e krijuar.

Bluzat e bardha dje në një ditë vështirë u erdhën në ndihmë grave shtatëzëna, pai dje linden 15 fëmijë.