MENU

Editorial i The Guardian

Konflikti i Japonisë me Korenë e Jugut, pa fitues

20.09.2019 - 15:58

Aspekti më befasues i grindjes midis Japonisë dhe Koresë së Jugut është se nuk është në interes të asnjërës palë, megjithatë vazhdon të përshkallëzohet.

Edhe pjesa tjetër e botës duhet t’i kushtojë vëmendje sepse pasojat mund të ndjehen shumë më larg.

Pakënaqësia në lidhje me okupimin japonez nga 1910 deri në 1945 shpërtheu përsëri me një konflikt mbi çështjen e grave të Koresë së Jugut që u bënë skllave seksi gjatë kohës së luftës, dhe më pas vendimi i vitit të kaluar nga gjykata supreme e Koresë së Jugut se punëtorët kishin të drejtën për kompensim nga firmat japoneze për punën e tyre të detyruar gjatë luftës.

Seul beson se Tokio nuk ka bërë sa duhet për tu përballur të kaluarën e tij koloniale dhe thotë se marrëveshja nuk duhet t’i parandalojë viktimat individuale të padisin.

Pastaj, në korrik, Japonia vendosi sanksione ndaj pjesëve thelbësore për industrinë e elektronikës të Koresë së Jugut, përpara se ta hiqte atë nga “lista e bardhë” e partnerëve tregtarë. Këtë javë, Koreja e Jugut e hoqi Japoninë nga lista e saj.

Moon Jae-i i Seulit përballet me një ekonomi në gjendje aspak të mirë, pakënaqësi për përpjekjet e pakta për të përmirësuar lidhjet me Korenë e Veriut dhe akuzat e korrupsionit që përfshijnë ministrin e tij të drejtësisë.

Kostot e një konflikti tregtar midis tyre veçanërisht duke pasur parasysh luftën tregtare Kinë-SHBA dhe ngadalësimin e rritjes globale, janë të dukshme.

Nuk është aspak mirë që fqinjët e Koresë Veriore të kenë filluar grindjet, dhe as për dy fuqitë aziatike me kaq shumë interesa të përbashkëta.

Meqenëse çështje të tilla i interesojnë edhe SHBA-së, ajo shpesh ka ndërmjetësuar ndërmjet aleatëve të saj. Por tani Trump duket se nuk ka interes për ndërmjetësimin. Administrata e tij është më pak e aftë për punë të tillë sesa parardhësit e saj.  Çështje të tilla si Irani dhe Afganistani janë më të ngutshme. Nuk është e qartë nëse dikush tjetër ka aftësi ose prirje për të vepruar në vend të SHBA-së, megjithëse BE duhet të përpiqet.

Nëse Koreja e Veriut dhe Japonia nuk gjejnë mënyra për të punuar përsëri së bashku, të tjerët do të paguajnë gjithashtu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Militarizimi i Japonisë