MENU
klinika

'Bomba' nga Spanja

“Ronaldo do largohet nga Juventusi”

18.09.2019 - 19:31

Cristiano Ronaldo edhe pse në moshën 34-vjeçare, ka përsëri dëshirën për të pasur sukses dhe për të fituar gjithçka.

Portugezi ka hyrë në sezonin e dytë me Juventusin, me të cilët shpreson të fitojë Ligën e Kampionëve, e cila është një dëshirë e madhe në kampin bardhezi.

“Zonja e Vjetër”, këtë sezon ka krijuar një skuadër më të fortë se ajo e vitit të kaluar dhe duken të bindur, se së bashku me Ronaldon dhe pjesën tjetër, do t’ia arrijnë qëllimit të fitojnë Championsin.

Megjithatë një lajm shumë i keq për tifozët bardhezi vjen nga Spanja, teksa thuhet se Ronaldo mund të largohet nga italianët.

Sipas asaj që shkruan “Diario Gol”, ylli portugez i ka thënë drejtuesve të United se dëshiron të kthehet në “Old Trafford”.  “Djajtë e Kuq”, duan të rikthehen përsëri të jenë konkurrues dhe një rikthim i Ronaldos në skuadrën ku u bë i njohur, do ta bënte të mundur këtë.

Thuhet se 34-vjeçari do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, pasi dëshiron të rikthehet te United.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesa e veçantë nga Spanja

“Dua që Mourinho dhe Ronaldo të kthehen”