MENU
klinika

"6 tetori"

Në zgjedhjet e Kosovës votohet vetëm me këto dokumente!

13.09.2019 - 21:18

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e Listës Serbe lidhur me udhëzimin administrativ të nxjerr nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes të cilit u ndalohet qytetarëve të votojnë me dokumente të tjera përveç atyre të Kosovës.

PZAP ka sqaruar se çdo person ka të drejtë vote me kusht që emri i tij apo i saj të paraqitet në Regjistrin Qendror Civil ose është regjistruar si qytetar i Kosovës dhe ku dokumentet e pranueshme për votim janë: letërnjoftimi, pasaporta e vlefshme, dokumenti i vlefshëm i udhëtimit, leja e vozitjes dhe kartela e refugjatit, por të gjitha të lëshuara nga institucionet e vendit.

Në këtë mënyrë vendimi i hap rrugë udhëzimit, i cili ndalon praktikat e kaluara kur janë përdorur dokumentet identifikuese të Serbisë për të votuar. Në mungesë të këtij udhëzimi është lejuar votimi me kusht.

kolana e librave

Në zgjedhjet qendrore të vitit 2017, 1200 vota me kusht ishin shpallur të pavlefshme nga KQZ, për shkak të votimit me dokumente serbe, kurse i njëjti vendim ishte aprovuar nga PZAP.

Si rrjedhojë, Lista Serbe kishte dërguar lëndën deri në Gjykatë Supreme, por kjo e fundit e kishte hedhur poshtë duke e vlerësuar të pa bazuar në fakte.

Tendenca e Listës Serbe për të lejuar përdorimin e dokumenteve serbe ka lidhje me pajtimin që Kosova i kishte dhënë OSBE-së, kur u mbajtën zgjedhjet e para demokratike në pjesën veriore të Kosovës të mbajtura më 2013.