MENU
klinika

Një javë mode me risi

New York-u prezanton tendencat e 2020-ës

12.09.2019 - 08:49

Ka përfunduar ditën e djeshme java e modës në New York , më e shumëpërfolura e viteve të fundit. Cila është arsyeja?

Këtë vit, erdhi afirmimi i një trendi që solli ndryshimin e tipologjisë së këtij eventi, njëherësh më prezantimin e presidentit të ri të këshillit të dizajnerëve të modës në Amerikë, Tom Ford. Zëvendësuesi i Diane Von Furstenberg solli një fytyrë dhe një gjendjë të re për të gjithë adhuruesit e modës në këtë vend.

Ndryshimi i parë? Kohëzgjatja standarde e javës së modës nuk është më e njejta, kësaj radhe ajo është më e shkurtër dhe më fleksibël, ajo zgjati vetëm 6 ditë dhe i dha më tepër rëndësi dizajnerëve amerikanë të modës.

Tom Ford, pranverë-verë 2020

Ralph Lauren solli në 7 shtator me shfaqjen e tij, konceptin shih-tani-bli-tani, një risi në këtë treg, Tommy Hilfiger erdhi sërish me partneren e tij Zendaya dhe sigurisht pas tyre edhe Tom Ford dhe Marc Jacobs me koleksionet e tyre.

Jeremy Scott, pranverë-verë 2020

Nëse do të përmblidhnim në një paragraf trendet që mbizotëruan javën e modës në New York do t’ia nisnim me influencën skandinave në këto koleksione, stilin dhe materialet e sofistikuara nga Kopenhagen apo Oslo duke mos lënë pa përmendur edhe paletën e ngjyrave më të përdorura prej tyre.

Zimmerman, pranverë-verë 2020

Vera e ardhshme do të jetë përfundimisht një “ajër” nga vitet ’80, veshjet “oversize” dhe ato me fruda do të jenë ende në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për një feminitet potent dhe rock, ndryshe nga ai i viteve ’50.

Cili do të jetë trendi thelbësor i pranëverë-verë 2020? Mbetet të shohim javët e modës në vazhdim!