MENU
klinika

Ç’ndodhi në Fier?

Nga sherri në lokal tek armët në spital

01.09.2019 - 08:58

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fier. Forca të shumta policore kanë blinduar spitalin e Fierit, ndërsa vijojnë kontrollet në të gjithë Levanin.

Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Ndërkohë, që janë ndaluar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje.

Si nisi sherri:

Kanë qenë dy familje që kanë debatuar në një lokal të Levanit, afër Fierit. Ata janë konfliktuar me sende të forta dhe mjete prerëse, ku të plagosur kanë mbetur katër persona, Gentjan dhe Aldi Zhapaj me sende të forta, ndërsa Klajdi Lamaj dhe Afrim Muçaj me mjet prerës.

Aty ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar në spital, së bashku me familjarët, personat e plagosur. Me ta ka shkuar edhe personi, që ka arritur t’i marrë armën policit të patrullës dhe të plagosë babanë e dy vëllezarve Zhapaj, Aleksandër Zhapajn, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall