MENU

Ngatërroi himnin e kuqezinjve

Flet spikeri i ndeshjes: S’kam fjetur dy ditë!

11.09.2019 - 19:45

Ajo që ndodhi ditën e shtunë në “Stade De France” bëri xhiron e botës dhe e vuri në një pozitë shumë të sikletshme Francës, e cila kërkoi ndjesë zyrtarisht te pala shqiptare për ngatërrimin e himnit përpara sfidës Francë-Shqipëri.

Ndërkohë gafa u bë edhe më e rëndë për shkak se spikeri i stadiumit e ngatërroi Shqipërinë edhe me Armeninë në momentin që po sqaronte situatën nga fonia e impiantit.

Por cili është ai? Quhet Frank Stanislas Andre Barzhin, mban nofkën Maks Kampo dhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit “Stade de France”.

Ish-drejtues radiofonik dhe DJ i njohur në Francë, prej shtatorit të vitit 2010 mban zyrtarisht detyrën e animtorit të impiantit më të madh transalpin.

Në një prononcim për “L’Equipe”, ndër të tjera ai ka thënë: “Nuk kam fjetur dy netë dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari.