MENU
klinika

Paska qenë një paralajmërim

Ngjarja e Greta Thunberg është parashikuar kohë më parë

28.09.2019 - 15:56

Greta Thunberg është adoleshentja më e famshme e momentit për daljet e saj në publik duke kritikuar udhëheqësit botërorë.

16-vjeçarja  fajëson ata për ndotjen e mjedisit dhe gjendjen aktuale të ngrohjes globale. Në një episod nga seriali vizatimor amerikan  “The Simpsons”,  shumë I famshëm për të gjithë jepet pikërisht kjo ngjarje.

Në episodin e 17 të sezonit të 20 të filmit vizatimor, jepet adoleshentja  Liza Simpson, e cila flet për ngritjen e nivelit të dyoksidit të karbonit, ndotjen e klimës apo mbetjet toksike që vijnë nga ndërtimi i fabrikave.

 

Kurse Presidenti I SHBA-së Donald Trump jepet nga ana tjetër duke kritikuar vajzën dhe thënë se Amerika është një ndër vendet më të lumtura.

Është shumë e çuditshme se si seriali vizatimor ka parashikuar ngjarjen aktuale të SHBA-së.

“The Simpsons” njihet edhe për parshikime të tjera të ngjarjeve që kanë ndodhur në SHBA., siç ishte edhe vendosja e Donald Trump president të SHBA-së.