MENU
klinika

Thuajse identike

Ngjashmëria mes Dojnës dhe nënës së saj do t’ju habisë

25.09.2019 - 15:51

Moderatorja shumë e njohur për publikun Dojna Mema është kthyer tashmë në një figurë shumë të dashur.

Ajo njihet tanimë për natyrën paksa capkëne dhe të drejtpërdrejtë e ndoshta ky fakt e ka bërë edhe më të pëlqyer në sytë e publikut.

Moderatorja po ashtu është shumë aktive edhe në rrjetet sociale nga ku po ashtu zgjedh të ndajë herë pas here foto apo video të familjes së saj. Na ka njohur me cdo anëtar të familjes, mirëpo një foto bardhë e zi e mamasë së saj në rini, na ka habitur pasi duket identike si Dojna.

Një fytyrë e qeshur dhe mjaft e embël, ashtu sikurse edhe shkrimi që vetë Dojna zgjodhi të ndajë me ndjekësit. Këto kanë qenë fjalët e saj: Edhe bardhë e zi të shkëlqejnë sytë o ma!

 

Dhe më të vërtetë fotoja është kaq e bukur!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta private e themeluesit të “Apple”

Ana e “errët” e Steve Jobs