MENU
klinika

Parashikimi i motit

Një çadër me vete sot! Kthehen shtrëngatat

06.09.2019 - 08:26
  • RESHJET

Sot, e premte, dt.06) priten reshje të dobëta qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

  • TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 30 °C
në vendet e ulëta: 20 / 30 °C
në vendet malore: 13 / 26 °C.

  • ERA

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.