MENU
klinika

Motoçikleta përplaset me automjetin

Një i vdekur dhe një i plagosur në Tiranë

21.09.2019 - 08:11

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Stavri Themeli”.

Një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital motoçiklisti me iniciale M.M. Po ashtu ka mbetur i plagosur pasagjeri i motoçikletës shtetasi E.M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.