MENU
klinika

"Drejtësia s'do harrojë askënd që..."

Njësi speciale kundër ‘të Fortëve’, çfarë paralajmëron Lleshaj?

11.09.2019 - 13:57

Një njësi e re Speciale e Kërkimit në Policinë e Shtetit është duke zhvilluar fazën stërvitore përpara daljes në terren.

Ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili dha detaje rreth kësaj njësie. Lleshaj theksoi se Njësia Speciale e Kërkimit, për personat e shpallur në kërkim e cila njihet ndryshe si njësia speciale kundër “të Fortëve” do të jetë një element i rëndësishëm edhe në rrjetin Europian.


Drejtësia nuk do të harrojë askënd që i është shmangur. Kjo njësi do të jetë një element i rëndësishëm i rrjetit europian. Në këtë kuadër përgjegjësia juaj del përtej kufijve. Do të jeni të angazhuar edhe për persona që i janë shmangur drejtësisë në vendet e tjera‘, tha Lleshaj.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore