Mbrëmjen e së Martes Apple prezantoi një set të ri telefonësh ku përfshihen iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.
Këta telefonë të rinj vinë me një çip të ri, kamera të reja dhe janë të disponueshëm në ngjyra dhe madhësi të ndryshme.
Le të hyjmë në detajet e tyre.
iPhone 11
Dizajni
iPhone 11 ka një dizajn prej alumini dhe xhami dhe për këtë të fundit Apple thotë se është xhami më i fortë vendosur ndonjëherë në një smartfon. Telefoni vjen në disa ngjyra si: bardhë, blertë, verdhë, purpurt, zezë dhe kuqe.
Ky telefon i gjeneratës së ardhshme ka ekran 6.1-inç liquid Retina mbi të cilin mjafton të prekni për ta zgjuar dhe feedback haptik.
Kamera
Apple qartësisht ka vendosur shumë energji në kamerën e iPhone 11 e cila përbëhet nga dy sensorë: një 12-megapiksel, 26mm f/1.8 dhe një me kënd super të gjerë 12-megapikse f/2.4.
Falë kamerës me kënd të gjerë përdoruesit mund të shohin çfarë ndodhet përtej kornizës së kamerës standarde.
Në anën e softuerit Apple ka prezantuar një procesor të ri imazhi i cili përpunon mbi 1 trilionë operacione për çdo foto. Kompania foli për një teknik të quajtur “pasqyrim semantik” i cili ndryshon ndriçimin e fotove bazuar në subjektet që fokuson.
Kjo e ndihmon të izolojë dhe përmirësojë cilësinë fotove portret që tashmë mund të realizohen edhe me kafshët dhe jo vetëm njerëzit.
iPhone 11 ka një “Modalitet Nate” e cila konkurron me Samsung dhe Google. Duke shkrirë disa imazhe të shkrepura në sfond në një të vetme kombinuar me teknikat e softuerit kompania mund të reduktojë humbjen e cilësisë në dritë të paktë.
Video
Në aspektin e videos, iPhone 11 mund të kapë video 4K me 60fps, të realizojë pamje slow-motion, time-lapse. Ndërfaqja e aplikacionit të videove ka disa ndryshime. Mund të përmendim stilin e regjistrimit të videove në Instagram ku ndërsa shkrepni foto mund të mbani të shtypur butonin për të realizuar video.
Në kamerën frontale Apple ka vendosur një sensor me kënd të gjerë që mund të realizojë video 4K me 30/60fps, madje edhe slow-motion.
Specifikat
Si zakonisht me një telefon të ri Apple sell edhe procesin e ri. Apple A13 Bionic ka procesorin dhe grafikën më të fuqishme të një smartfoni thotë Apple. Në lidhje me baterinë kompania nuk jep detaje me përjashtim të faktit se iPhone 11 zgjat 1 orë më tepër sesa iPhone XR.
Çmimi dhe disponueshmëria
iPhone 11 fillon nga 699 dollarë. Porositë nisën të Premten më 13 Shtator ndërsa telefoni është në dyqane nga data 20 Shtator.