MENU
klinika

Testohet pajisja

Njihuni me pajisjen revolucionare që shpëton jetë nga tërmetet

10.09.2019 - 18:02

Një sistem inovativ  paralajmëron në kohë për tërmetet, i testuar me sukses në vendet e huaja, pritet të gjejë zbatim edhe në Greqi përmes një projekti pilot.

Pajisja u paraqit në Ekspozitën Ndërkombëtare në Selanik nga Drejtori i Institutit Gjeodinamik dhe Profesor i Sizmologjisë në Universitetin e Athinës.

Ky program, i quajtur “ARIS”, është ndërmarrë nga  zoti ë Akis Tselentis për ta zhvilluar dhe zbatuar atë në Greqi.

Sipas profesorit, megjithëse fillimisht sistemi synonte të mbronte njësi të mëdha industriale, tashmë po shtrihet dhe më gjerë për  mbrojtjen e zonave urbane.

Sistemi zbulon shfaqjen e një tërmeti, vlerëson madhësinë dhe vendndodhjen e tij, llogarit kohën kur do të mbërrijë në një zonë të caktuar.

Bazuar në distancën nga qendra dhe rrezikshmërinë e  valëve sizmike, vlerëson efektin e tyre dhe informon për katastrofën e ardhshme.

Pajisja vlerësohet se paralajmëron  8-20 sekonda nga goditja e tërmetit por edhe më shumë për tërmetet e largëta.

Gjithçka përkthehet në jetë të shpëtuara.

Në ato pak sekonda, qytetarët mund të mbulohen, mund të aktivizohen sistemet e mbrojtjes, çelësat e energjisë ose të gazit mund të mbyllen, ndërmarrje të mëdha mund të ndërpresin furnizimet e materialeve të ndezshme, trenat mund të ndalojnë dhe shmangin më të keqen.

“ARIS”, siç shpjegon dhe raporton sizmologu i mirënjohur, mund të shtrihet në Patras dhe rajonin më të gjerë të Greqisë Perëndimore, për shkak të sizmicitetit të fortë të zonës dhe për mbrojtjen e instalimeve të gazit natyror.

Akis Tselentis thotë se sistemi mund të përdoret në shkolla, trena dhe madje edhe në Metro.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit