MENU
klinika

Marrëveshja me Kanadanë

Njohja e pensioneve, sa shqiptarë përfitojnë?

12.09.2019 - 13:29

E firmosur tashmë me 11 shtete, ratifikimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve me Kanadanë u jep mundësi mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë ndarë vitet e punës mes Shqipërisë dhe shtetit kanadez të mos humbasin kontributet e derdhura për asnjë ditë pune.

Projektligji “Për Ratifikimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë” pritet të ratifikohet sot në Kuvend, si pjesë e procesit të koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera, ashtu siç është parashikuar në programin politik të Qeverisë ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj kërkoi votat e deputetëve për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Ratifikimi kësaj marrëveshje krijon mundësinë e përfitimit të pensioneve për rreth 70 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada si dhe shtetasve kanadezë që vijnë për të punuar në Shqipëri si të punësuar në kompani industri nxjerrëse, minerale, energjitikë apo të vetëpunësuar. Në bazë të marrëveshjes, asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontributive pavarësisht se ku ka punuar pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, u shpreh ajo.

Sipas Denaj, pjesë e kësaj marrëveshje është edhe eksporti i pensionit.

Kjo do të thotë që pensioni që do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Kështu, shtetasit shqiptare do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri duke mos humbur asnjë të drejtë. Marrëveshja krijon hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë përveçse me Kanadanë, edhe me vendet e tjera me të cilat dy vendet kanë marrëveshje dypalëshe”, -u shpreh ministrja.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve me Kanadanë, është një nga marrëveshjet më bashkëkohore e arritura deri tani.

Objektiv kryesor i kësaj marrëveshje të shumëpritur është që pensionistët shqiptaro-kanadeze të përfitojnë nga vjetërsia e tyre në punë si dhe nga e drejta për transferimin e kontributeve nga njëri vend te tjetri.