MENU

"Të mbyllim siparin e..."

Opozita homazhe tek memoriali i Hajdarit, Basha thirrje shqiptarëve

12.09.2019 - 10:56

Gjatë homazheve të mbajtur para memorialit të ish-liderit demokrati Azme Hajdari, kryedemokrati Basha mbajti fjalën e tij.

Ai e vlerësoi figurën e kujtimin e Hajdarit si edhe dha një mesazh për situatën aktuale në vend.

Ai tha se e sotmja është po ashtu një thirrje për bashkim mes demokratëve, shqiptarëve e socialistëve të ndershëm.

Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste të Shqipërisë i cili u vra nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit më 12 shtator 1998.

Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre, për një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët të jenë para drejtësisë dhe pas hekurave dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë më të mirët dhe më të aftët për të marrë barrën e përgjegjësive e për ta realizuar me sukses. Sot akoma është plaga e hapur, krimi akoma vijon të ketë pushtet.

Shqiptarët vijojnë të vuajnë ekonomikisht, të jenë të papunë dhe të vuajnë nga një pushtet që nuk buron nga vota por nga krimi dhe korrupsioni dhe i shërben vetëm krimit e korrupsionit. E sotmja është po ashtu një thirrje për bashkim mes demokratëve, shqiptarëve e socialistëve të ndershëm.

Ka ardhur koha që rinia shqiptare dhe të gjithë shqiptarët ta mbyllin siparin e tranzicionin dhe të hapin rrugën e lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta”, tha Basha.