MENU
klinika

Reforma zgjedhore

Opozita parlamentare vendos kusht: Të largohet Gjiknuri!

04.09.2019 - 17:39

Opozita parlamentare kërkon, Largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore, ndërsa kryefjalë sipas tyre duhet të jetë ndryshimi I sistemit. Deputeti I opozitës së djathtë parlamentare, Alban Zeneli, tha se pa kryer një reforme të thelle zgjedhore, parlamenti nuk ka bërë asgjë.

Opozita parlamentare kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore. Deputeti Alban Zeneli, kërkoi që kjo reformë të jetë detyrim parësorë, në sesionin ri politik, ndërsa ai renditi disa kushte në këmbim të votës pro, përfshirë ndryshimin e sistemit.

‘Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamentar. Reforma zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendit , jo vetëm për fasadë siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Po kryer një reformë të vërtetë zgjedhore ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëgjuar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore. ‘-tha Zeneli.

Reforma zgjedhore kërkon 84 vota në kuvend, ndërsa partia socialiste i ka të nevojshme votat e deputeteve te opozitës se re.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!