Nuk e di nga ku lind, por rri aty: një farë pasioni për shkrimtarët e së kaluarës.
E pasionet e mia nuk janë edhe të sakta, janë vetëm te miat, pothuajse tërësisht te shpikura. Po e mendoja Sherwood Anderson, për shembull, si një njeri i vogel, supet pak te kthyera. Ndoshta ishte i gjatë dhe i drejt.Nuk ka rendesi. Une e shoh në mënyren time. (unë kurrë nuk kam parë një foto të tij). Dostojevski-n e shoh si një tip me mjekër,mjaft te rend dhe sytë flakerues të gjelbër te errët.
Njehere se ishte shumë i shëndosh, pastaj shumë i dobët, pastaj shumë i shendosh. Marrezira, sigurisht, por marrezirat e mia me pelqejn. Dostojevski-n e shoh madje edhe si një nga ata qe perjargen për vajzushka. Faulker-in, e shoh pak si në gjysmehije si një njeri ekscentrik dhe i rend. Gor’kij e shoh si një spiun të dehur. Tolstoi-n si një i cili kalon cdo kufi tërbimi për asgjë. Hemingway si nje njeri që ushtronte valle klasike pas një derë te mbyllur. Shoh Celine si një që ka probleme me pagjumesi. Shoh e.e.cummings si një lojtar i madh i biliardos. Mund te vazhdoj keshtu deri ne pambarim.
Këto vizione me vinin sidomos kur isha një shkrimtar i vdekur nga uria, gjysmë i çmendur dhe i pa afte të qëndrojë ne shoqeri. Kisha pak ose asgjë për të ngrënë, por më shumë kohë ne disposizion. Cilido qe ishte, për mua shkrimtarët ishin një magji. Hapnin dyert ne menyra te ndryshme. Kur zgjoheshin kishin nevojë për të pirë diçka të forte. Jeta ishte mjerisht shumë për ata. Cdo dite ishte sikur duke ecur në çimento te fresket. I bëja heronjte e mi. Me ushqenin. Idea e cili kisha me mbështeste në hiçin tim .Te mendoje per ata ishte shumë më mirë se ti lexoje. Si D.H.Lawrence. Cfare tipushi i çoroditur. Njohuritë e tij ishin te tilla sa që ai ishte gjithmonë i bezdisur. I adhurueshem, i adhurueshem. E Aldous Huxley … force e paster e trurit. Njohurit e tij ishin te tilla sa që e bënin t’i vinin dhimbje koke.
Shtrihesha në shtratin tim nga i urituri dhe mendoja për ata burra.
Letersia ishte aq … romantike. Po.
Por shkonin mirë edhe muzikantët dhe piktorët, gjithmonë në prag të çmenduris, vetëvrasjeve, të cilat benin gjera të çuditshme dhe të pakëndshme. Vetevrasja dukej si një ide e mirë. Unë vetë kam provuar disa herë, por pa arritje, i kam shkuar afer, kam bërë disa tentativa. Dhe ja ku jam gati shtatëdhjetë e dy vjet. Heronjtë e mi janë zhdukur qëkur dhe tani unë duhet të jetoj me te tjeret. Disa krijues të rinj, disa te sapofamshem. Per mua nuk është njesoj. I shikoj, I dëgjoj dhe mendoj:e gjitha kjo? Dua të them, kane fryme të qetë … protestojn … por kane fryme te qete. Nuk ka shthurje. Te vetmit qe duken te shthurur jane ata që si artistë janë te dështuar dhe janë të bindur se dështimi është faji i forcave te jashetme. Dhe krijojn gjëra të këqija, te tmerrshme.
Nuk kam me askënd për t’u perqendruar. Nuk mund të përqendrohem as ne veten time. Dikur hyja e dilja nga burgu, hidhja poshtë dyer,thyeja dritare, pija njëzet e nëntë ditë në tridhjete.Tani rri ulur para këtij kompjuteri me radio te ndezur, duke dëgjuar muzikë klasike. Sonte nuk jam as duke pire.Edhe une ja kam ven vetes ca rregulla. Per çfarë? Dua të shkoj në tetëdhjetë, nëntëdhjetë vjet?
Aq me ben vdekja … por jo këtë vit, në rregull?
Nuk e di, vetëm se ate kohe ishte ndryshe. Shkrimtarët dukeshin më … shkrimtare. Benin gjera. Black Sun Press. Crosby. Me rafte pika nese njëherë nuk kthehem në ate kohe. Caresse Crosby publikon një nga tregimet e mia në revistën e tij “portofol” se bashku me Sartre, besoj edhe Henry Miller dhe, besoj, ndoshta edhe,Camus. Revisten nuk e kam me. Dikush më vodhi.Pine me mua dhe pastaj marrin me vete gjërat e mia.Ja pse rrije gjithmonë me shumë vetem. Ma kush e di, dikujt tjetër i mungojne vitet e zhurmeshme te njëzeta, Gertrude Stein dhe Picasso, James Joyce, Lawrence dhe shoqeria e bukur.
Më duket se nuk jetohet më shumë si dikur. Eshte sikur të gjitha mundësitë të ken mbaruar, sikur të mos mundemi me te zgjedhim.
Ulem këtu,ndez një cigare, dëgjoj pak muzike.Me shendeti jam mirë e shpresoj të shkruaj si gjithehere apo edhe me mire.Por çdo gjë qe lexoj duket kështu … … artfakt… si nje stil i studijuar me zell. Ndoshta kam lexuar shumë, ndoshta lexoj nga shume kohe. Megjithate, pas dekadave dhe dekadash të shkruarit (dhe kam shkruar një dreq e gjysme gjërash), kur lexoj një tjetër autor jam i bindur qe mund ta them saktësisht kur ai është i shtirur,genjeshtra kercen jashte, prarimi i bojes shkeputet … mund të ja qelloj frazes se ardheshme, paragrafin e ardheshem … Asnje vetëtimë, asnjë nxitje, asnje rrezik.Eshte nje punën që kanë mësuar të bëjnë, si për të rregulluar një çezmè qe pikon.
Ishte më e mirë, kur mundesha ende të imagjinoja madhështinë në të tjerët, edhe pse ndoshta nuk ishte gjithmonë.
Në mendjen time, shihja Gorki-n në nje pension rus qei kërkonte duhan komshiut te tij. Shihja Robinson Jeffers qe i fliste një kali. Shihja Faulkner duke fikesuar gllënjkën e fundit në shishe. Natyrisht, natyrisht, ishin budallalli. Si i ri te njëjtat budallalli dhe si i vjetër njejte budalla.
Ndoshta tashme ne jemi të mirë pse ishin ata atje atehere. E ndonje ri mendon për mua si kam menduar une për ata. E di, marrë letra. I lexoj. I lexoj dhe i hedhi. Keto janë fluturueset e viteve te nentdhjeta. Eshte rreshti tjetër. dhe ai pas ende. Derisa nuk do te kete më…
Po. Po e ndezi nje tjeter cigare. Pastaj mendoj të bej një dush dhe të shkoj ne gjume.
Bukowski
Perktheu: L.Buçinca