MENU
klinika

Anketa Tremujore e Forcave të Punës

Papunësia në vend/ Denaj: Lajm i mirë për ekonominë!

11.09.2019 - 12:19

Përmes një postimi në facebook, ministrja e Financave Anila Denaj ndan lajmin se papunësia në vend është ulur në 11.5%, bazuar kjo në anketat tremujore të forcave të punës.

Lajm i mirë për ekonominë! Sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, publikuar sot nga INSTAT, shkalla e papunësisë në vend arrin në nivelet më të ulta historike në shifrat 11.5%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9 pikë përqindje ndërsa me tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,6 pikë përqindje.” shkruan Denaj, ndërsa thekson se shkalla zyrtare e papunësisë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie.

Postimi i plotë:

Lajm i mire për ekonominë! Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin. Në tremujorin e dytë 2019, papunësia vazhdoi rënien duke kapur nivelin historik prej 11.5%, ndërsa numri i të punësuarve gjithsej krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, u rrit me 3,4 %, duke konsoliduar shkallën e punësimit në 61.4% nga më të lartat në rajon. Ndërkohë shkalla e papunësisë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie e cila krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, është 1,7 pikë përqindje më e ulët. #punësimreal #zhvillimekonomik