Ambasada e SHBA, një ditë pasi Parlamenti Shqiptar nisi punën, ka publikuar në faqen e saj në Facebook dhe në Youtube, një video shpjeguese me serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH, një përmbledhje e atyre që ka postuar gjatë javëve të fundit veç e veç, duke shpjeguar rëndësinë dhe se si do funksionojë secila prej tyre.
Postimi i ambasadës:
“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH:”, shkruan ambasada e SHBA ne Tirane.