MENU
klinika

Një turk në krye të ekipit

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

19.09.2019 - 16:15

Turku Nejat Sancak është trajneri i ri i skuadrës së Partizanit në volejboll për femra.

“Tashmë skuadra është e kompletuar dhe gati për sezonin e ri. Uroj që ky investim të japë frutet e tij në kampionat dhe Europë”, u shpreh për Telesport presidenti i ekipit të “kuq”, Rogert Huqi.

Trajneri 57-vjeçar është një emër i njohur në volejbollin turk e më gjerë.

Ai ka drejtuar disa skuadra në kampionatin e vendit të tij dhe jo vetëm (është trajner që ka licensën e FIVB-së).

konica sportkonica sport mobile

Nejat Kacak ka drejtuar më parë edhe ekipet kombëtare të Malit të Zi, Kenias dhe aktualisht drejton edhe kombëtaren e Kazakistanit.

Ndërkohë që Sancak do të drejtojë kampionet e Shqipërisë këtë sezon në kampionatin shqiptar dhe në Champions League. Partizani, në tetor do të luajë në eliminatoret e Champions League ndaj boshnjakeve të Zok Brcko.

Te Partizani, gjatë merkatos së verës, kanë ardhur disa lojtare të huaja: Volejbollistja sllovake Romana Hudecova, ajo turke Yeliz Basa, pasuesja amerikane Kaylee Manns si dhe Benitha Mukandayisenda nga Ruanda.

Nuk mungojnë edhe disa përforcime nga kampionati vendës: Klonarda Nezaj, Fatbardha Picaku, Jola Gjermeni dhe Joana Kushi.