MENU
klinika

Ashton nuk është aspak i mërzitur...

Pas rrëfimit të Demi Moore mbi abortin, reagon Ashton Kutcher

14.09.2019 - 14:14

Aktorja e njohur Demi Moore pritet të publikojë një libër me lidhjet e saj të dashurisë. Libri do të quhet “Inside Out” dhe do të përfshijë shumë histori të pathëna nga lidhjet e saj.

Një prej tyre ajo e ka treguar edhe gjatë intervistës së saj të fundit, ku tregoi sesi pak kohë nga lidhja me aktorin Ashton Kutcher kishte mbetur shtatzënë.

Ajo priste një vajzë, të cilën kishte vendosur t’a quante Chaplin Ray, por që në muajin e gjashtë të shtatzënisë e humbi.

Ndonëse ata u përpoqën sërish për të patur fëmijë nuk ja dolën mbanë. Pas të gjitha këtyre deklaratave të aktores së njohur ka reaguar ish-partneri i saj, Ashton Kutcher.

Sipas Us Weekly një burim pranë tij është shprehur se Ashton nuk është aspak i mërzitur me ato çfarë ka rrëfyer Moore, apo për librin.

Ai ka ruajtur gjithnjë një ndjenjë simpatie për Moore dhe gjithashtu është në të drejtën e saj të tregojë anën e saj të historisë. Pas ndarjes së tyre të cilën Kutcher  është lidhur me aktoren Mila Kunis me të cilën ka dy fëmijë.