MENU
klinika

U kërkonte favore seksuale studenteve

Pedagogu i Elbasanit kalon në depresion, dërgohet në Tiranë

19.09.2019 - 18:15

Pedagogu i Universitetit të Elbasanit Denis Himçi, i cili u ndalua nga policia pas një video përgjimi ku i kërkonte favore seksuale një studenteje për ta ndihmuar në marrjen e provimeve po kalon ditë të vështira.

Mësohet se Himçi, i cili është pezulluar nga puna në universitetin e Elbasanit është transportuar nga paraburgimi fillimisht në urgjencën e Qendrës Spitalore të Elbasanit.

kolana e librave

Pas një kontrolli aty është nisur për në Repartin e Neurologjisë në Tiranë ku edhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e bluzave të bardha. Mjekët kanë konstatuar gjendje të rëndë depresioni të Himçit, i cili akuzohet për korrupsion.

Në videon e publikuar nga “Stop”, Himçi i premtonte një studenteje marrjen e disa provimeve ku ajo ishte ngelëse duke i kërkuar takime e puthje dhe marrëdhënie të ngushta me të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN