MENU
klinika

Ja çfarë ka ndryshuar

Përditësim i Windows 10 bën me ‘dhimbje koke’ përdoruesit!

17.09.2019 - 19:43

Microsoft ka një problem me cilësinë e përditësimeve.

Aktualisht ato kanë provuar të jenë një fushë e minuar ku disa përditësime po shkaktojnë më shumë probleme sesa po rregullojnë.

Tashmë me paralajmërimet e reja, përditësimet e fundit të Microsoft në Windows 10 mund të jenë më të këqijat dërguar ndonjëherë. Përditësimi i Shtatorit KB4515384 është shndërruar në një kërcënim.

Lançuar për të adresuar raportimet për përdorim të lartë të procesorit, mësohet të ketë dëmtuar Menunë Start, Qendrën e Aksionit, lidhjet USB dhe ka shkaktuar probleme me audion.

Së fundit ka filluar të shfaqin probleme adapterët e rrjeteve të cilët kanë ndaluar së funksionuari.

Më të prekurit janë ata që kanë procesorë Intel dhe borde ASUS, MSI dhe Gigabyte. Lidhjet Wi-Fi dhe Ethernet janë prekur më së shumti. Riinstalimi i driverave nuk zgjidh problemin vetëm heqja e përditësimit përmes panelit “Programs & Software.” Microsoft ka konfirmuar ekzistencën e problemeve në Windows 10 1903 por thotë se është e kufizuar vetëm në pajisjet NEC.

Shpresat mbeten që Microsoft të dërgojë një përditësim së shpejti edhe pse vazhdon të detyrojë përdoruesit të kalojnë në Windows 10 1903.