MENU
klinika

Porti i Durrësit

Përpunohen 100 mijë kontenjerë me 1,2 mln ton mallra

17.09.2019 - 12:49

Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 97,565 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike), ose rreth 6.800 kontejnerë TEU më shumë se sa në periudhën janar-gusht të vitit 2018 – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.

Nga të dhënat statistikore mësohet gjithashtu se në këto 8 muaj në kalatat e Terminalit përkatës janë përpunuar 129 anije të specializuara gjithsej.

Megjithëse është thuajse i nj[jti numër anijesh krahasuar me vitin e kaluar, shifra e kontejnerëve TEU, por edhe sasia e mallrave me kontejnerë janë rritur ndjeshëm, shtuan burimet statistikore.

Gjatë periudhës janar-gusht 2019 volumi i mallrave me kontejnerë në portin e Durrësit i drejtohet shifrës prej afro 1,2 milion ton mallra gjithsej.