MENU
klinika

Degas: realiteti i tmerrshëm

“Piktori i balerinave” që shkroi sonete

27.09.2019 - 14:48

      Pas veprës së Degas, realiteti i tmerrshëm i balerinave të vogla të Operës

Çfarë zbulojnë vizatimet, pikturat dhe statujat e Edgar Degas në lidhje me jetën e përditshme të vogëlusheve balerina të Operës së Parisit në shekullin XIX?

Degas, piktor i balerinave. Degas, piktor i këngëtareve. Degas piktor i larëseve të lavanderisë… Të shumta janë shprehjet që na sillen ndërmend kur flasim për këtë artist të jashtëzakonshëm. Në të vërtetë, piktori përqendrohet tek lëvizja, me një kujdes të veçantë që i kushtohet dritës. Edgar Degas është një artist i kompletuar: piktura vaji, pastele, vizatime, gravura, skulptura dhe fotografi. Piktori, madje ka provuar edhe poezinë: “Ai madje ka shkruar në periudha të caktuara të jetës së tij, sonete të shkruara për të cilat thuhet se janë shumë të bukura”./Konica.al

I konsideruar për një kohë të gjatë si “piktori i balerinave”, gjithsesi Edgar Degas pati një karrierë shumë më të larmishme. Një nga mjeshtrat e Impresionizmit, Edgar Degas ishte i apasionuar pas fotografisë, vallëzimit dhe kuajve… I famshëm për valltarët e tij, Edgar Degas (1834-1917) shpesh konsiderohet një nga mjeshtrat e Impresionizmit, një klasifikim që ai e refuzonte, duke e mbajtur veten si realist dhe të pavarur. I pasionuar pas studimit të lëvizjes, ai u bashkohej të gjitha motiveve që përfaqësonin jetën: vallëzimi, natyrisht, por edhe garat me kuaj. Ashtu si miku i tij Manet, Degas ishte një nga piktorët e mëdhenj të jetës moderne, skena kafenesh, të shtëpive publike, kapelashitësve, lavanderive… Puna e artistit borgjez parizian, shumë i kulturuar dhe koleksionist, u shënua nga njohja e mjeshtrave të mëdhenj, veçanërisht e Ingresit, duke u konsideruar edhe si një prej trashëgimtarëve për nga cilësia e linjës së tij.

 

 

 

 

 

“Asnjë art nuk është aq spontan sa i imi. Ajo që bëj unë, është rezultat i reflektimit dhe studimit të mjeshtrave të mëdhenj”.

Degas përdorte bukur pastelin, të cilën e njihte mirë si teknikë, ndërkohë që gjithë piktorët e tjerë parapëlqenin bojën e vajit. Degas e konsideronte pastelin si “një pluhur mbi krahë fluturash”… Kështu u krijuan tablotë “Mësimi i baletit”, “Provimi i dansit”, etj. Megjithatë ai vazhdoi dhe me portretet e grave nëpër kafenetë, klubet e argëtimit, që atë kohë ishin të shumta në Paris, këngëtaret e kabareve, madje dhe larëset e rrobave, gratë që hekurosin, etj.

Lindur në Paris në 1834, në një familje borgjeze, Degas ishte mbartës i një kulture të trefishtë: italisht nga i ati, amerikane nga nëna dhe pariziane nga lindja. Studioi në Liceun “Louis-le-Grand”, ku u diplomua në vitin 1853. I talentuar për artet, projektues pjellor, ai iu bashkua ateliesë së Louis Lamothe. Pjesa e parë e krijimtarisë së tij shënohet nga tradita klasike. Fillimisht Degas ekspozoi piktura të historisë në Sallon, përpara se të bashkohej me qarqe të pavarura dhe të merrte pjesë në të gjitha ekspozitat impresioniste midis 1874 dhe 1886 (përveç në 1882), me tema frymëzuar nga jeta bashkëkohore. Në vitet 1870, Degas u interesua për botën e Operës dhe vallëzimit, e cila më pas do shndërrohej në temën kryesore në veprën e tij piktoreske, por edhe të skulpturës. Duke evoluar në një shoqëri ku muzika luante një rol kryesor (në mesin e Lerolle, Rouart), mik i Ludovic Halevy (libretisti i “Karmen” të Bizet), ai u fut në prapaskenat e Operës së Parisit. Degas pikturoi skena orkestrale, portrete të muzikantëve, por veçanërisht klasa vallëzimi ku merrnin pjesë balerina të vogla. Artisti zbulon egërsinë e një bote kapur në të gjithë kompleksitetin e saj sociologjik: zotërinjtë që presin balerinat, rivalitetet, hierarkinë; asgjë nuk është harruar. Pjesa e fundit e jetës së Degas zymtohet nga verbëria, që e privon gjithnjë e më shumë nga arti i tij: artisti ndaloi të pikturojë në vitin 1912. Ai i kushtohet pastelit dhe prodhon vepra moderne, të lënë pas dore për një kohë të gjatë. Pas vdekjes së tij në 1917, në të njëjtin vit me Rodinin, shitjet e studios së tij dhe koleksionit të tij sublim të mjeshtrave (Ingres, Delacroix …) shënojnë vitin 1918./Konica.al

 

 

 

 

Kryeveprat e Degas:

Familja Bellelli (1858-1867) – Duke kaluar nëpër Itali, Degas viziton familjen e tij napolitane, ku vizaton një portret të denjë për mjeshtrat flamandë. Vepra karakterizohet nga struktura dhe ashpërsia e saj e përsosur, një shkapërderdhje e detajeve dhe një paletë e zymtë, ku Degas arrin të kuptojë psikologjinë e modeleve të tij.

 

Kuaj garash para stendave (1866-1868).

Klasa e Vallëzimit (1873 dhe 1876).

Përfshirë në prapaskenat e Operës të rrugës “Le Peletier”, Degas interesohet për botën e vogël të balerinave. Kemi të bëjmë me një klasë vallëzimi, ku balerinat ushtrohen nën syrin vigjilent të mësuesit të baletit, prania e vetme mashkullore. Tensioni dhe predispozita janë të dukshme. Disa kryejnë lëvizjet, ndërsa të tjerat duken të lodhura, madje edhe të rraskapitura. Piktori, duke iu afruar përbërjes diagonalisht, kursen ndërhyrjen e jashtme në këtë univers të mbyllur përmes pasqyrës.

 

Valltarja e vogël 14 vjeçare (1865 dhe 1881).

Në ekspozitën Impresioniste të vitit 1881, Degas prezantoi në një kafaz qelqi një skulpturë dylli të një balerine të re. Vepra shkaktoi skandal. Përballë fytyrës së saj me tipare simiane (majmuni), për disa ajo mishëronte një imazh shthurjeje (Opera shpesh perceptohej si një nga pasdhomat e prostitucionit borgjez). Manifest i natyralizmit në skulpturë, kjo vepër është një përzierje e vërtetë, pasi Degas e veshi balerinën e tij me një tutu dhe pantofla, të cilat tregojnë obsesionin e tij për të kapur realitetin e kohës ku jetoi.

 

Karakteri i Degas ishte shumë i plotë, njëherazi ai dallohej për një besnikëri dhe një delikatesë që shkonte deri në ekstremin e mundshëm. Ishte besnik i pak miqve, por ishte absolutisht, ndër të tjerë, për vëllezërit Rouart, për skulptorin Bartholome, për Forain./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos

Fotografi shqiptar i njerëzve të mëdhenj

Mili përjetësoi Pikason, Salvador Dalinë dhe yjet e Hollivudit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit