MENU
klinika

Nga The Hill

Plani B i SHBA-së në luftën me Kinën

18.09.2019 - 15:09

‘Shkrirja’ e fundit në bisedimet tregtare me Kinën nuk ka të ngjarë të zgjidhë ankesat perëndimore në lidhje me pasojat globale të sistemit të saj ekonomik.

Bankierët qendrorë evropianë dhe politikanët kryesorë, të cilët mbrojnë multilateralizmin dhe Organizatën Botërore të Tregtisë, fajësojnë tarifat e Presidentit Trump. Sidoqoftë, ekonomitë e tyre po dështonin para se Trump të shfaqej.

Në negociatat tregtare, Uashingtoni kërkon një reformë thelbësore të qasjeve kineze ndaj zhvillimit ekonomik siç janë pengesat e larta të importit, transferimet e detyruara të teknologjisë nga kompani të huaja që bëjnë biznes në Kinë dhe spiunazhi industrial.

Tarifat mund të dëmtojnë konsumatorët kinezë, por Xi ka objektiva që janë globale.

Antagonizimi i aleatëve tanë me kërcënimet e tarifave dhe avokimin e politikave shkatërruese, është marrëzi. Politikat tona duhet të jenë të qarta, të thjeshta dhe të qëndrueshme. Kina është shënjestra.

Pranimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë ishte me të vërtetë një gabim. Organi ndërkombëtar është një klub i ekonomive demokratike të tregut. Pekini nuk ka ndërmend të bëhet e tillë.

Shtetet e Bashkuara duhet të kufizojnë blerjet nga Kina. Bizneset amerikane thonë se disa produkte kineze janë thelbësore për zinxhirët e tyre të furnizimit, por shumica nuk janë ashtu.

Gjatë tranzicionit në 2018, ekipi tregtar e bindi Presidentin Trump që marrëveshjet bilaterale duhet të kenë përparësi ndaj nismave shumëpalëshe.

Tarifat nuk janë të mjaftueshme. Ndërkohë, qëndrimi i guximshëm i Presidentit Trump po i tjetërson miqtë dhe po izolon jo Kinën por Shtetet e Bashkuara.

Peter Morici është një ekonomist dhe profesor në Universitetin e Maryland.