MENU
klinika

"Kush ka dyshime, të shikojë..."

“Pluralizëm kudo”, Meta përgjigje të prerë Veliajt

16.09.2019 - 12:13

“Kush ka paqartësi të lexojë raportin e OSBE/ODIHR”.

Kështu i është përgjigjur kreu i shtetit, Ilir Meta, pyetjes së medias, pas ceremonisë së 77- vjetorit të Konferencës së Pezës, lidhur me mesazhin e dhënë nga kryebashkiaku Veliaj, për “pluralizëm kudo”.

Në mbyllje të ceremonisë, Meta ështe pyetur nga media, nëse deklarata e dhënë nga Veliaj, ishte një mesazh për të.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha mes të tjerash:

“Duhet të inkurajojmë pluralizmin kudo, edhe kur shkojmë në kuti të votimit, edhe flasim kanceleratië e huaja, ama kurrë nuk do të shkrehim pushkë kundër Shqipërisë. Dhe pushka sot nuk është vetëm me plumb por dhe me fjalë me cfarë shkruajmë. Ndaj unë do do ti bashkohem thirrjes duhet pluralizëm, por kudo”.

Pyetja: Zoti Veliaj tha që duhet pluralizem në çdo fushë, në qëndrime, zgjedhje dhe fjalë, mos e kishte gjë për juve?

Meta: “Nuk ka patur asnjë institucion më koherent në respektimin e pluralizmit, bashkëpunimit, te sarandardeve evropiane dhe shtetit te se drejtes, sesa Presidenti i Republikës. Te gjithe ata qe kane paqartesi të lexojnë raportin final te OSBE/ODIHR”.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve