MENU
klinika

Thumbon irlandezi: Nuk jam dokushdo!

Poirier kërkon revanshin me McGregor!

11.09.2019 - 16:55

Dy ditë pasi humbi dueln ndaj Khabib Nurmadomedov në eventin UFC-242, sportisti Dustin Poirier ka deklaruar se synon të zhvillojë revanshin me Conor McGregor.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Twitter””, Poirier ka ftuar irlandezin të duelojnë sërish në kafaz.

“Në këtë pikë, unë mendoj se dueli i dytë mes meje dhe Conor ka shumë kuptim”, u shpreh “diamanti” Poirier.

Sfida e parë mes dy sportistëve, zhvilluar në vitin 2014, u fitua me KO teknik nga irlandezi, që në raundin e parë.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi i Conor McGregor. Ai ka replikuar ashpër ndaj Poirier në lidhje më këtë sfidë, duke thumbuar amerikanin.

“Vëlla, unë e përplasa kokën tënde në tapet një herë pas vetëm 90 sekondash. Duhet të flasësh me më shumë respekt për mua, kur përmend emrin tim. McGregor nuk është thjesht sfidanti i radhës.

McGregor është gjithmonë aty, McGregor është qëllimi. Gjithmonë! Pasi ta kërkosh revanshin kështu siç të thashë unë, atëherë do të nis të mendoj për ty”, tha irlandezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN