MENU
klinika

Ndryshimet e Macron

Presidenti i të pasurve?! Jo më…

09.09.2019 - 13:51

Është e vështirë për politikanët që të ndryshojnë. Pothuajse në gjysmën e mandatit të tij pesë-vjeçar, Emmanuel Macron po demonstron aftësinë për të mësuar nga gabimet e tij.

Gjysma e dytë e 2018 dhe gjysma e parë e 2019 ishin një kohë torturuese për Macron. Ministrat kryesorë, i mjedisit dhe i brendshëm dhanë dorëheqjen për çështje parimore.  “Jelekverdhët” nisën një revoltë gjashtëmujore, këmbëngulja dhe dhuna e së cilës tronditën Francën dhe botën.

Askush nuk është i sigurt se protestat e tyre me të vërtetë kanë mbaruar. Lëvizja planifikon të rifillojë demonstratat në Paris në 21 Shtator. Macron shpreson që metoda e tij e re, e përbërë kryesisht nga konsultimet mbarëkombëtare të ngjashme me “debatin e madh kombëtar” që ai mbajti pranverën e kaluar, do të shkatërrojë protestat.

Epiteti “president i të pasurve” iu vendos Macronit pasi ai miratoi masa që synonin të ndalonin fluturimin e kapitalit. Kundërshtarët i quanin përgjigjet e tij nganjëherë të ashpra dhe arrogante.

Macron filloi duke ftuar Presidentin Vladimir Putin në rezidencën e tij verore në 19 gusht. Dy ditë më vonë, ai kaloi më shumë se dy orë me Shoqatën Presidenciale të Shtypit dhe premtoi më shumë takime të tilla.

Para dhe gjatë samitit të 24-26 gushtit të G7 në Biarritz, Macron zhvilloi bisedime intensive me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, presidentin amerikan Donald Trump dhe ministrin e jashtëm iranian, Javad Zarif.

Macron informoi edhe publikun francez. Ai shpjegoi qëllimet e tij në fillim të samitit në një fjalim televiziv, shkëlqeu në një konferencë shtypi me Trump dy ditë më vonë, pastaj foli me detaje lidhur me politikat e tij në një intervistë televizive 40-minutëshe.

Në samitin e G7, Macron citoi Charles de Gaulle, i cili e krahasoi diplomacinë me përpjekjet për të mbajtur së bashku një dritare të thyer.

Sfida më e madhe diplomatike e Macron është të shpëtojë marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015.

Ndërsa brenda Francës Macron dëshiron të bashkojë 42 sisteme të ndryshme pensionesh në Francë në një regjim të vetëm, universal.

Frédéric Dabi, zëvendësdrejtor i agjencisë së votimit Ifop, thotë se popullariteti i Macron po rritet në mesin e punonjësve të nivelit të mesëm, sepse ekonomia franceze po përmirësohet dhe taksat po ulen.

Vlerësimi i miratimit të Macron arriti në 34 përqind në një sondazh të fundit, një përmirësim i konsiderueshëm gjatë vitit të kaluar. Me 8.5 përqind, papunësia franceze është e lartë sipas standardeve ndërkombëtare, por është më e ulta që vendi ka patur në një dekadë.

Irish times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Po nëse Makron largohet?