MENU
klinika

"Përdorimi i tij në bujqësi arritje e madhe e shkencës!"

Profesor Pipero: Asnjë referencë për dëme potenciale të ‘Silikon Mix’ tek njeriu!

04.09.2019 - 12:12

Në një status në Facebook, Profesori i Fakultetit te Mjekësisë në Universitetin e TiraNës, Pëllumb Pipero është bërë pjesë e debatit të nisur nga Top Channel mbi një produkt të importuar në vendin tonë në formën e plehut për bimët.

Profesor Pipero, thekson se përbërësit e këtij plehu, të quajtur silikon mix, nuk sjellin asnjë efekt negativ tek njeriu, përkundrazi, ai e konsideron si një arritje të madhe të shkencës se agronomisë përdorimin e tij në bujqësinë organike.

  • Më poshtë statusi i plotë i Profesor Piperos:

“Edhe pse i druhem shume fb, i rikthehem shpesh, sidomos kur ka lajme per shendetin dhe impaktin e tyre ne publik. Duke qene se jam pak larg edhe lajmet me vine me vonese, por kurre nuk eshte von per te shprehur mendimin tend, sidomos kur mendon se ai mund ti vije ne ndihme publikut. Po lexoja sot nje lajm mbi rrezikun qe sjell ne shendetin e qytetareve nje insekticid-pleh, Silikon Mix, dhe jo vetem si mjek por dhe si konsumator u mundova te gjej ca referenca rreth tij, te mirave dhe te keqijave qe sjell ne shendetin tone per shkak te elementit baze ne perberje te tij, Silicium.

Duke mesuar nga kimia se siliciumi eshte nje nga elementet perberes kryesore te tokes me te cilin biem ne kontakt cdo dite dhe ne cdo rrethane, duke kujtuar semundjen e silikozes te minatoret ne minierat tona, lexova dhe me tej. Ka shume artikuj dhe referenca, me pak ne PubMed, e me shume ne agrikulture por ne asnjerin prej tyre, se paku une, nuk gjeta referenca bindese, e mbi te gjitha statistikisht te besueshme per demin potencial te ketij insekticidi ne shendetin e qytetareve, per me teper ne demtimin potencial te ADN dhe çrregullimet madhore qe mund te vine si pasoje e saj. Gjeta shume referenca per revolucionin qe ka bere ne bujqesi, dhe kjo eshte arritje e madhe e shkences besoj une.

Ndaj në fund të këtij shënimi dua të ndaj me të gjithë ju disa konsiderata;

-Së pari nuk duhet të përhapim panik te konsumatorët, aq më tepër kur bëhet fjalë për ushqimet e përditshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht të provuara.

-Së dyti do ishte shumë mirë që specialistët e mjekësisë t’i pyesim dhe t’ju referohemi para se një produkt të “kontestuar” ta hedhim në treg, sepse është më mirë dhe më e lehtë të parandalojmë, jo të hapim debate post faktit, që mund të shërbejnë ër gjithcka, por nuk i vijnë në ndihmë shëndetit, përkundrazi përhapin panik te qytetarët.

-Së treti, ne, profesionistët, qoftë edhe për etikë profesionale nuk duhet të flasim me “mund”.

-Së katërti nuk dëshiroj të debatoj me askënd dhe do ishte mirë të mos hapim një debat që nuk i shërben askujt, thjesht po jap opinionin tim mbështetur në ato që kam lexuar dhe besoj!”