MENU
klinika

Mes kandidatëve dhe Arta Marku

Prokurori i ri i Përgjithshëm, të hënën KLP miraton listën

21.09.2019 - 11:19

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e hënë, ku do të miratojë listën e kandidatëve për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 12:00. Siç thuhet edhe në axhendë, të pranishëm në këtë seancë do të jenë përfaqësues të EURALIUS OPDAT dhe të Ministrisë së Drejtësisë. Aktualisht në postin e kryeprokurorit është Arta Marku, e cila ka aplikuar për të kandiduar sërish.

Marku me shpalljen e kandidaturës do të sfidojë edhe tre kandidatët e tjerë, të cilët ditë më parë u regjistruan në garë për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme.

Deri tani janë futur në garë avokati i njohur Lulzim Alushaj, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore