19.09.2019 - 08:18
Gjatë seancës së sotme pritet që Gjykata për Krimet e Rënda të japë vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Kujtojmë që në seancën e datës 10 shtator, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi shpalljen fajtor dhe 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri.
Në përgjigje të kësaj kërkese, ish-ministri i Brendshëm tha se procesi ndaj tij është i montuar politikisht dhe kërkoi nga Gjykata shpalljen e tij të pafajshëm.
Më 10 shtator, Gjykata e shtyu seancën më 19 shtator, kur do të lexohet edhe mbrojtja e Jaeld Çelës dhe më pas treshja gjykuese do të tërhiqet për të dhënë vendim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pretenca për dënimin
“12 vite burg për Saimir Tahirin”
Akuzat e Metës
“Saimir Tahiri mbyti me drogë Shqipërinë dhe Evropën”
Do të mblidhen prokurorët
“Tahiri”/ Fati i dosjes vendoset në shtator
Pritet vendimi