MENU
klinika

Abuzimi me TVSH

Prokuroria ndryshon qëndrim për 7 nga biznesmenët e arrestuar

07.09.2019 - 16:53

Prokuroria ndryshon qëndrim për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH.

Nga masat e kërkuar fillimisht “arrest në burg”, prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi në përfundim masën “arrest në burg” me afat 20 ditor për Besnik Pelivani, Ilia Dimo, Paqësor Buzin, Rabi Kurtin, Astrit Lalën dhe Rrapo Bodurin, ndërsa për Shpresa Joanidhi “arrest shtepie”.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, ku një pjesë këmbëngulnin se vuanin nga probleme shëndetësore, apo kishin probleme familjare, prokurorja Imeraj, kërkoi arrest me burg me afat 20 ditor, për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar ku gjatë kësaj periudhe, secili të provojë prentedimet e tyre.

Operacioni u ndërmor më 4 shtator, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit, ku i finalizua me arrestimin e 15 biznesmenëve.

Ndërkohë ditën e sotme Policia tha se vuri në pranga një tjetër person të dyshuar si pjesë e skemës mashtruese duke e cuar në 16 numrin e të arrestuarëve.

Këta biznesmen dhe administratorë firmash, kryesisht në fushën e ndërtimit, kryenin shitje dhe blerje me fatura fiktive, e më pas rimbursoheshin nga shteti duke shkaktuar një dëm financiar në miliona euro.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.