MENU
klinika

Nga Washington Post

Protestat në Hong-Kong, zhvillimi më i rëndësishëm i dekadës

12.09.2019 - 15:18

Ka një intensitet dhe dinamikë që befason kundërshtarët e protestuesve të Hong Kongut, administratën e bindur të qytetit.

Protestuesit kryesisht të rinj të sotëm do të jenë në moshë të mesme në 2047, duke pritur skadimin e marrëveshjes 50-vjeçare që i jep statusin Hong Kongut si një ishull lirie. Pekini u përpoq ta heqë atë status me një ligj të propozuar për vitin 2003.

Për Leninistët si Xi Jinping, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa forca e padiskutueshme e partisë. Një tjetër “Shesh Tiananmen”, një masakër në Hong Kong, do të ishte shkatërruese për Leninistët e Kinës.

Më 1940, Winston Churchill paralajmëroi kundër “një epoke të re të errët nga dritat e shkencës së çoroditur.” Kjo është aspirata e Kinës me “Leninizmin dixhital”, një aplikim i shkencës përmes teknologjive manipuluese që as Churchill nuk e parashikoi, e as bashkëkohësi i tij, George Orwell.

Megjithëse statistikat e publikuara në Kinë janë aq të pabesueshme sa vetë regjimi, ka arsye për të besuar se në këtë dekadë Kina ka shpenzuar më shumë për “mbajtjen e stabilitetit” sesa për ushtrinë. Hong-Kongu po e shikon këtë.

Në “Origjinën e Totalitarizmit” të saj në 1951, Hannah Arendt argumentoi se një regjim tiranik, duke përdorur burokracinë dhe median, mund të arrinte qëndrueshmëri duke rekrutuar vetëdijen e qytetarisë.  Në 1956, Arendt mendoi se teoria e saj ishte refuzuar nga një fakt, Revolucioni Hungarez, i cili demonstroi se asnjë shtet nuk mund të ndërpresë “të gjitha kanalet e komunikimit”.

Zhgënjimi nga Perëndimi është, siç thotë The Economist, “përmbysja e madhe në gjeopolitikën moderne.”

Nëse refuzimi heroik i Hong Kongut për të kaluar në errësirën e Pekinit, po e përshpejton këtë zhgënjim, e gjitha kjo ka për të qenë zhvillimi më i rëndësishëm i kësaj dekade.

George F. Will, kolumnsit i Washington Post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN