MENU
klinika

The Guardian

Pse Britania nuk i jep fund luftës në Jemen?

06.09.2019 - 18:09

Asgjë nuk mund të zvogëlojë kërcënimin e një Brexiti të çrregullt, ose rëndësinë e pezullimit të parlamentit britanik. Këto nuk ishin aspak befasi.

Por kur qeveria jonë siguron mbështetje thelbësore për një fushatë të vrasjeve në Jemen që ka marrë jetën e mijëra njerëzve, dhe kjo nuk trajtohet si një skandal kombëtar, atëherë patjetër diçka ka shkuar keq .

Këtë javë një raport nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se Britania mund të ishte bashkëpunëtore në krimet e luftës përmes armatimit të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që ndërhyn në konfliktin civil të Jemenit.

 

Ekspertët vërejnë se ofruesit kryesorë të armëve si Mbretëria e Bashkuar “kanë një ndikim specifik”  tek sulmet “dhe mund të mbajnë përgjegjësi për ofrimin e ndihmës për kryerjen e shkeljeve të ligjit ndërkombëtar”.

Bombardimi ajror nga sauditët, shpesh pa dallim, është përgjegjës për shumicën e vdekjeve civile, dhe se bombardimi varet plotësisht nga mbështetja britanike dhe amerikane. SHBA dhe Britania e Madhe furnizojnë bomba, aeroplanët që hedhin bomba, stërvitje për pilotët dhe pjesët rezervë dhe mirëmbajtjen që i mbajnë aeroplanët në qiell.

Kjo situatë e papërcaktueshme ka vazhduar për aq kohë pjesërisht sepse nuk ka marrë një nivel të vëmendjes politike.

Media gjithashtu ka disa pyetje për t’u përgjigjur. Kolektivisht, kësaj histori nuk i jepet përparësia e nevojshme.

Është tragjike që demonstratat e mëdha që pamë gjatë pushtimit të Afganistanit dhe Irakut nuk janë materializuar kurrë për t’i dhënë fund shitjes së armëve në Arabinë Saudite.

Dy të tretat e publikut kundërshtojnë shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përfshirë gjysmën e votuesve konservatorë.

Ekziston një potencial i madh për shoqërinë civile dhe klasën politike për t’i dhënë zë dhe forcë këtyre mendimeve. Britania së pari do të duhet të hedhë një vështrim në pasqyrë.

David Wearing është një specialist për politikën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN