MENU
klinika

Reagimi i SHBA-së dhe ambasadës britanike

Qëndrimi i Xhafajt/ Tahiri: E di kë kam rrotull, do vijë dita që…

21.09.2019 - 12:16

Saimir Tahiri është treguar tejet i matur kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me veprimin e djeshëm të bërë nga Fatmir Xhafaj, ish-pasardhësi i tij, ku kishte dhënë pëlqim reagimeve të Ambasadës amerikane dhe asaj britanike për dënimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Tahiri tha se do të vijë dita kur ai të përgjigjet për këto pyetje, ndërsa shtoi se e di shumë mirë se kë ka rritull.

“Kam përshtypje që merret një tjetër ekip për like dhe share. S’dua të merrem me këtë. S’më interesojnë. Do vijë dita që unë të kem një përgjigje për këto tani. Unë dua të kem një përgjigje për të vërtetën time. S’dua të bëj komente që mund të jenë të parakohshëm sot. Unë e di se kë kam rrotull…S’jam nga ata që se di”, tha Tahiri.