MENU
klinika

Menaxhimi i situatës në qytete

Rama hap stadiumin e Durrësit, Lleshaj shtëpitë e pushimit në MB

22.09.2019 - 11:16

Kritika të forta i adresoi prefektit të qarkut të Durrësit, Roland Nasto, kryeministri Edi Rama, sa i përket menaxhimit të situatës në këtë qytet.

Rama kërkoi hapjen e dyerve të stadiumit për qytetarët dhe akomodimin e tyre mbrëmjen e sotme.

“Prefekt mbrëmë nuk e di deri në çfarë ore jam marrë vetë më dritat e stadiumit. Kjo nuk është gjëja që duhet të jetë. Sepse njerëzit kishin dalë tek zona e stadiumit dhe faktikisht gjëja më e thjeshtë ishte t’u hapej stadiumi me drita dhe të mos rrinin në gjysmerrësirën e rrugicave.

Kështu që sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur për mbrëmjen me të gjithë strukturën akomoduese. Janë afro 700 shtretër në kovaleshencën e Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Brendshme në dispozicion.

Njerëzit mund të shkojnë deri atje, por edhe nuk mund ti detyrojmë dot të lëvizin. Pika e parë për të garantuar atë kontaktin e parë ku ata mund të merren dhe të çohen në konvaleshencë në rast se ka ende stres. Nuk është thjeshtë çështje tërmeti. Tërmetin nuk e parashikon dot askush.

S’ka shpikur akoma njerëzimi instrumente të parashikimit të tërmeteve. Tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Duhet t’u ofrojmë gjithçka menjëherë. Stadiumin e hapur, të ndriçuar dhe kapacitet për ti spostuar atje. Duhet të ketë në dispozicion autobus. Jo nisuni për atje, por për ti shoqëruar.”

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha gjatë mbledhjes me Prefektët e qarqeve se janë vënë në shërbim të qytetarëve të prekur nga tërmetet edhe shtëpitë e pushimit në ministrinë që ai drejton.

Ndër të tjera, ministri Lleshaj iu kërkoi edhe institucioneve të tjera shtetërore të ofrojnë ambientet publike, por edhe shtëpitë private për familjarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter.

“Policia do të jetë në gatishmëri. Prefektët do vazhdojnë të jenë në krye të këtij procesi. E rëndësishme është që të gjitha kapacitetet që kemi t’i aktivizojmë plotësisht. Shtëpitë e pushimit të MB do të jenë në dispozicion, që mbrëmë kanë qenë në shërim të familjeve. Por edhe shtëpitë private do vihen në shërim të qytetarëve të dëmtuar.

Institucionet shtetërore do të mund të ofrojnë edhe shtëpi private. Fokusi do mbetet Durrësi. Me rëndësi të jashtëzakonshme mbetet evidentimi i detajeve. Ne do ta menaxhojmë këtë situatë siç duhet”, tha Lleshaj.

Ankohen përdoruesit e aplikacioneve

Facebook, Instagram dhe WhatsApp shfaqin probleme

Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit!

Çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

“Duhet të koordinohen të gjitha institucionet”

Rama: Kuvendi, institucioni kyç për integrimin në BE

"Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi"

Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur!

Nga ‘takimi’ me alienët deri te lufta shkatërruese!

Baba Vanga bën parashikimin ‘e frikshmëm’ për 2025-n