MENU
klinika

"Ja çfarë më tha për Shqipërinë"

Rama intervistë nga SHBA, flet për takimin me Trump

25.09.2019 - 20:13

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku merr pjesë në Asamblenë e 74-t të Kombeve te Bashkuara.

Takimi me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis, rikthimi i idesë së Shengenit rajonal, vendimi i Bundestagut për çeljen e negociatave, reforma zgjedhore etj kanë qenë temat që ka prekur shefi i qeverisë shqiptare në intervistën e dhënë nga New Yorku.

Rama ka dhënë detaje dhe për takimin me Presidentin amerikan Donald Trump.

“Patëm një bisedë të shkurtër sepse i tillë është formati por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese sepse të dëgjosh nga goja e Presidenti që Shqipëria po shkon mirë është kënaqësi”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN